OPINION – Festa e 35- vjetorit të PS në Shkodër, a ishte ajo “pika që derdhi gotën” e NeoMalsores…?!

OPINION – Festa e 35- vjetorit të PS në Shkodër, a ishte ajo “pika që derdhi gotën” e NeoMalsores…?!

Vetëm budalla nuk ndryshon! Kjo është aksioma njerezore, autori i të cilës nuk dihet por është pranuar pa patur nevojë për vërtetim matematikor pasi e ka vërtetuar ekzistenca e shoqërisë njerëzore vetë. Sidomos në politike, kjo shprehje gjen personifikim absolut e po të duam ta ngushtojmë edhe pak, në politikën shqiptare është në “shtëpinë e vet”.Është temë e ditës dhe as ne nuk i shpëtojmë dot opinioneve, komenteve apo analizave për largimin e Marjana Koçekut nga PS duke dalë deputete e pavarur. Në pamje të parë duket “kapërcim ylberi”, që në fakt, e ka kapërcyer edhe më herët, kur pranoi të futet në listën e sigurtë të PS- së në Shkodër, madje si kryesuese e saj.Kjo, pasi në 2018 nuk ishte thjeshtë një pjesëmarrëse në...