Ofendimet e Ballës, Gjekmarkaj: Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e denigrimit të një gruaje deputete

Ofendimet e Ballës, Gjekmarkaj: Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e denigrimit të një gruaje deputete

Nënkryetari i parlamentit, njëkohësisht deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga deputeti i PS-së, Taulant Balla ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi. ‘Kërkoj publikisht nga drejtuesi i Kuvendit të Shqipërisë që të reagojë dhe të mos tolerojë këtë degradim të papranueshëm të etikës parlamentare.’, shkruan Gjekmarkaj. Reagimi i deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj:  Dënoj me indinjatë të thellë gjuhën e ulët dhe fyese të përdorur sot nga Taulant Balla ndaj deputetes Albana Vokshi në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.Shprehje të tilla vulgare dhe denigruese, që synojnë të poshtërojnë një grua dhe një përfaqësuese të zgjedhur të qytetarëve, janë një akt i papranueshëm që turpëron institucionin e Parlamentit dhe degradon rëndë etikën e debatit politik në vend. Kur një drejtues i...