“O Bela, o Karakaç në mes të Lushnjës…”/ Korreshi ironizon: Lërini tallavatë me miletin

“O Bela, o Karakaç në mes të Lushnjës…”/ Korreshi ironizon: Lërini tallavatë me miletin

Deputeti Saimir Korreshi denoncon një situatë alarmante mjedisore në Savër të Lushnjës, ku një hapësirë është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh, të cilat digjen në mënyrë të pakontrolluar duke krijuar një ‘bombë’ ekologjike. Në pamjet e publikuara, Korreshi e quan “batërdi”, një zonë e stërmbushur me mbetje të të gjitha llojeve, nga gomat e makinerive, mbetje inerte, plastike, e deri te pajisje hidrosanitare dhe mobilie të hedhura pa asnjë kriter. Videoja tregon qartë kamionë që shkarkojnë mbeturina, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi ngrihen nga vatra të shumta zjarri, ku plehrat digjen në qiell të hapur. “O Bela, o bashkia, o të gjithë çfarë jeni! Urdhëroni si digjni mes Lushnjes,” shprehet deputeti me tone të ashpra, duke iu drejtuar autoriteteve vendore. Ai ironizon faktin se qytetarët...