“Nxitoni me reformën zgjedhore”, Celibashi: Ndryshimet të miratohen deri në qershor

“Nxitoni me reformën zgjedhore”, Celibashi: Ndryshimet të miratohen deri në qershor

Ndryshimet e reformës zgjedhore duhet të miratohen brenda qershorit të këtij viti. Kryetari i KQZ Ilirian Celibashi, theksoi se komisioni i posaçëm parlamentar duhet të adresojë të gjitha problematikat e evidentuara shpejt, në mënyrë që në zgjedhjet vendore të 2027-ës ato të mos përsëriten. “Rekomandimet e vazhdueshme të OSBE/ODIHR kanë theksuar rëndësinë e zhvillimit të reformave zgjedhore përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, të bazuar në konsultim të gjerë me aktorët institucionalë dhe me shoqërinë civile. KQZ ka bindjen se një koordinim i tillë ndërinstitucional mund të kontribuojë në trajtimin më efektiv të rasteve që lidhen me shkeljet në procesin zgjedhor dhe rrjedhimisht në forcimin e integritetit të zgjedhjeve”, tha Celibashi.  Pjesë e tryezës ishin dhe përfaqësues të partive politike, të cilët vunë theksin tek...