Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Qeveria synon të zgjidhë çështjen e numrit të lartë të të paraburgosurve në sistemin penitenciar të Shqipërisë duke zbatuar edhe masa alternative në bazë të rekomandimeve të Këshillit të Europës. Një prej këtyre masave është mbikëqyrja elektronike. Lajmin e konfirmoi ministri i dDrejtësisë Besfort Lamallari gjatë një takimi të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “Mbikëqyrja elektronike nuk ka ekzistuar në Shqipëri për kaq vite, megjithatë i kam përcjellë porosi Shërbimit të Provës që të prezantojë një projekt të detajuar edhe nga ana financiare në mënyrë që bëhen të mundur zbatimi i rekomandimeve të ekspertëve të Këshillit të Europës për uljen e masave të arrestit me burg dhe arrestit në shtëpi”, tha Lamallari. Sa i përket amnistisë Penale, Lamallari tha se janë 15 mijë familje shqiptare...