Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese
Adriana Kalaja, një nga kandidatet për Avokatin e Popullit, ka njoftuar se ditën e nesërme do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpallje të pavlefshme dhe antikushtetuese të zgjedhjes së Avokatit të popullit. Me anë të një postimi në Facebook, Kalaja ka njoftuar se po ashtu ka kërkuar pezullimin e efekteve juridike të këtij procesi, që sipas saj është antikushtetues dhe antiligjor, deri kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të botohet në Fletoren Zyrtare. “Të Nderuar Miq dhe Mbështetës. Duke uruar të jeni shumë mirë, si dhe duke ju falënderuar për gjithë mbështetjen pa kushte dhe të pakufishme që më keni dhënë lidhur me kandidaturën time për postin kushtetues të Avokatit të Popullit, Ju bëj me dije se nesër, më datë 29.12.2025, depozitoj në Gjykatën...