“Nuk rrëzohen këta me foltore doktor”, qytetari i drejtohet Berishës: Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe të bllokojnë qendrën e Tiranës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot foltoren e tij të radhës, këtë herë me banorët e njësisë numër 4 të Bashkisë së Tiranës. Gjatë diskutimit njëri prej qytetarëve shfaqi pakënaqësi për foltoret. Ai tha se qeveria nuk rrëzohet me foltore me kartona, por me protestë e revolucion. Demokrati iu drejtua Berishës duke i thënë: “Deputetët e PD-së të blejnë 50 kamiona dhe të bllokojnë qendrën nga sheshi “Skëndërbej” deri te “Nënë Tereza”. “Dua të diskutoj për PD, jo për Shqipërinë sot doktor. Shqipëria ka dy, Skëndërbeun dhe Nënë Terezën, të tretin e them më vonë. Nënë Tereza thotë: Një jetë e jetuar për veten është një jetë e plogësht. Skëndërbeu tha: O zot i madhërishëm mbrojtës i atdheut, mbroje lirinë e Shqipërinë. Pas...
Burimi:
top-channel.tv