“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit para komisariatit 1, thirrje për të liruar të shoqëruarit: Nuk jeni vetëm!

“Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit para komisariatit 1, thirrje për të liruar të shoqëruarit: Nuk jeni vetëm!

“Nuk jeni vetëm”, “lironi shqipet”, “Arrestoni Ramën”, janë thirrjet e qytetarëve të cilët e kanë zhvendosur protestës para ambienteve të komisariatit 1 ku mbahen disa protestues që u ndaluan ditën e sotme. Prej 58 ditësh qytetarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme. Protesta e sitmë nisi në orën 08:30 ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ndërsa në orën 10:00 u mbajt edhe seanca plenare. Protestuesit bllokuan disa akse kryesore, ndërsa të paktën pesë qytetarë u shoqëruan nga efektivët e policisë.