“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës
Ish-kreu i degës së PD-së në Kavajë, Hysen Kadiu, i është përgjigjur Sali Berishës pas deklaratës së këtij të fundit se kushdo që i bashkohet Ervin Salianjit është i përjashtuar nga Partia Demokratike. Në postimin e tij, Kadiu shkruan: “Nuk më ka futur Salianji në PD, o doktor… dhe nuk më përjashton dot as ti! ” Kujtojmë se Hysen Kadiu i u bë i njohur edhe pasi rezultoi ndër kandidatët më të votuar në primaret e PD-së, por më pas u tërhoq nga gara për deputet, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën se si u hartuan listat e kandidatëve.
Burimi:
javanews.al