“Nuk marr leje te kryetari i partisë për kallëzimet”, avokatët e Berishës pyesin Ballën për dosjen “Partizani”

“Nuk marr leje te kryetari i partisë për kallëzimet”, avokatët e Berishës pyesin Ballën për dosjen “Partizani”

Socialisti Taulant Balla shkoi sot në dyert e Gjykatës së Posaçme për të dëshmuar kundër Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë në dosjen “Partizani”. Balla dëshmon në rolin e kallëzuesit dhe është dëshmitari i parë i thirrur nga prokuroria. Gjatë dëshmisë së tij, Balla mbrojti kallëzimin e bërë në vitin 2020, duke e cilësuar procesin si një skemë të pastër korrupsioni dhe pastrimi parash. Në sallën e gjyqit, ai u shpreh se njohja dhe kthimi i pronës u bë brenda 6 muajve, një kohë e pazakontë krahasuar me qytetarët e tjerë, ndërsa e konsideroi “qesharak” çmimin prej 10 milionë lekësh për godinat e ndërtuara në këtë zonë. Sipas Ballës, Jamarbër Malltezi shfrytëzoi lidhjen me vjehrrin e tij, Sali Berisha, i cili asokohe ishte kryeministër...