“Nuk kemi bërë mjaftueshëm”/ Binaj në tryezën e opozitës: Ose të merremi vesh, ose të mos qahemi kur të na marrin…
Aktivisti dhe aktori Florjan Binaj ka mbajtur një fjalë gjatë tryezës së organizuar nga Partia Demokratike me pjesëmarrjen e partive të opozitës, shoqërisë civile dhe intelektualëve, duke theksuar nevojën për reflektim dhe bashkim mes faktorëve opozitarë. Ai vuri në dukje se arsyeja e vërtetë e këtij diskutimi lidhet me faktin se, sipas tij, të gjithë kanë përgjegjësi për situatën aktuale. “Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm. Kemi humbur kohë duke u fokusuar jo tek ajo që na bashkon, por tek ajo që na ndan”, u shpreh Binaj, duke shtuar se është koha që palët të pranojnë njëra-tjetrën ashtu siç janë, me dallimet e tyre. Ai kritikoi përçarjet, fyerjet dhe konfliktet mes aktorëve politikë dhe shoqërorë, duke theksuar se pa marrëveshje dhe bashkëpunim nuk ka të drejtë...
Burimi:
sot.com.al