‘Nuk ka arsye të pritet Kushtetuesja’/ Korreshi: Balluku ka intimiduar dëshmitarët, SPAK ka shtuar akuzat

‘Nuk ka arsye të pritet Kushtetuesja’/ Korreshi: Balluku ka intimiduar dëshmitarët, SPAK ka shtuar akuzat

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, e ka cilësuar skandaloze shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një intervistë për mediat, Korreshi u shpreh se një situatë e tillë “nuk ndodh në asnjë vend të botës” dhe kritikoi drejtuesit e Kuvendit për mënyrën si po trajtohet çështja. Ai deklaroi se nuk ka arsye që të pritet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për të proceduar me kërkesën e SPAK. Sipas tij, në shkresat e dërguara nga SPAK në Kuvend thuhet se nga hetimet e kryera rezulton se Balluku ka ndërhyrë për të intimiduar dëshmitarët dhe për të prishur prova që lidhen me çështjen ndaj saj. Korreshi rikujtoi ndryshimet ligjore të bëra në...