“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, foli në “Top Story” për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme. Petro Koçi: Berisha nuk është se bëri ndonjë zbulim të madh, por Rama e ka paralajmëruar. Ajo që tha Berisha nuk ishte meritë e tij. Në shqiptarët jemi shumë të aftë për të bërë vetëgjyqësi, por jo për t’i bërë gjyqin vetes. Nuk e kam fjalën për Elisën, por për mentalitetin e shqiptarëve. I njëjti Kuvend do të bëhet gjithmonë. Grida Duma: Duhej shkarkuar Spiropali sipas teje apo jo? Petro Koçi: Nuk ka një arsye zyrtare që të çon tek shkarkimi. Të më pyesësh mua unë nuk di ndonjë arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit. Megjithatë kemi dy lidhje që mund t’i bëjmë, është parathënia jo pozitive...