“Nuk hyhet në Europë me b***ë të grisura”, Korreshi-Gogut: Nuk e di Toni që Lushnja s’kishte drita 4 orë mbrëmë. Më mori plaka në tel dhe më tha…
Deputeti i PD, Saimir Korreshi, dhe Toni Gogu janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë mbledhjes së sotme te Komisioni i Ligjeve për programet e financimit. Pjesë nga debati: Korreshi: Që të mos vonoj Ulsin se do flejë. Keni parë ndonjë fshatar me panel diellor? Se s’kemi takat ne. Më gjeni një katundar, një hallexhi që paska marrë ekonomi të gjelbër. Gjeni një. Gogu: E kuptoj parodizmin dhe ironizimin që i bëni situatës. Ju e nisët seriozisht me ish kryetarin e partisë suaj, që e trajtuar me seriozitet integrimin në BE. Situata është bërë tragjiko-komike për ju, s’ka ilaç, e keni marrë më gallatë. Të bëhesh pjesë e programit më të madh zhvillimor, mendoj se është sukses. Ne votohemi për të bërë politik, kështu dhe anëtarët e...
Burimi:
top-channel.tv