Nuk ‘falen’ më shoferët e rinj! PS ashpërson Kodin Rrugor: Zero alkool dhe goditje për shkelësit serialë

Nuk ‘falen’ më shoferët e rinj! PS ashpërson Kodin Rrugor: Zero alkool dhe goditje për shkelësit serialë

Pas ngjarjes tragjike të Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, është shtuar vigjilenca nëpër rrugët e vendit sa i takon respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Ashtu siç e paralajmëroi në Kuvend, Partia Socialiste ka propozuar sot, 8 maj, disa amendamente që lidhen pikërisht me Kodin Rrugor. Propozime që synojnë ashpërsimin e masave ndaj shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Sipas dokumentit, drejtimi i mjetit pa leje drejtimi do të sjellë jo vetëm përgjegjësi penale, por edhe shtyrje me 1 deri në 2 vite të së drejtës për t’u pajisur me patentë, sidomos për të miturit. Për drejtuesit e rinj me leje “B” (deri në 24 muaj), parashikohen kufizime më të rrepta: alkool zero në gjak, shpejtësi më...