“Nuk arritëm të dalim me një raport të përbashkët me opozitën”, Manja: SPAK nuk po pengohet në hetimet ndaj Ballukut
Kërkesa e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Deputeti Ulsi Manja, i cili prezantoi raportin në Këshillin e Mandateve, theksoi se roli i Kuvendit në këtë proces është kushtetues dhe procedural, duke nënvizuar se parlamenti nuk gjykon fajësinë, por verifikon vetëm kushtet ligjore për dhënien ose jo të autorizimit për arrestimin e një deputeti. Manja: Sa i takon zëvendësimit të masës së sigurimit personal, atë të arrestit me burg, ne jemi ndalur në vlerësimin tonë vetëm sa i takon rëndimit të nevojave të masave të sigurimit dhe nëse përmbushen kushtet ligjore për zëvendësimin e kësaj mase, sa i takon rrezikut të prishjes së...
Burimi:
vizionplus.tv