Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, njëkohësisht deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve në vend. Noka shkruan në rrjetet sociale se, arritja e Edi Ramës në këto 13 vite është katandisja e shqiptarëve në turistë ditor në vendet fqinje, për të blerë ushqime e karburant. Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka Ç’u bëri Edi Rama shqiptarëve në 13 vjet: I katandisi në ‘turistë ditor’ në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë e Greqi, për të blerë ilaçe, ushqime e karburant. Medet! As ai vetë s’do e besonte këtë realitet para 13 vitesh, kur entuziazmohej me rilindjen.
Burimi:
javanews.al