Njehsim falas i diplomave/ Mali i Zi heq tarifën 3500 euro për konvertimin e diplomave të studimit në Shqipëri
Studentët nga Mali i Zi që kanë kryer studimet në gjuhën shqipe në universitetet e Shqipërisë nuk do të paguajnë më tarifën prej 3,500 eurosh për njëhsimin e diplomave të tyre, falë një bashkëpunimi mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe institucioneve përkatëse. Masa prek veçanërisht pjesëtarët e pakicës shqiptare në Mal të Zi, të cilët ndjekin arsimin në gjuhën shqipe dhe përballeshin me procedura më të ndërlikuara administrative dhe financiare për njohjen e diplomave të fituara në Shqipëri. Heqja e kësaj tarife konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të procedurave të njohjes së diplomave, duke ulur kostot për studentët dhe familjet e tyre dhe duke e bërë procesin më të aksesueshëm dhe më të drejtë. Që prej vitit 1991,...
Burimi:
javanews.al