Një vit pas lirimit, Salianji: Burgosja politike nuk më ndryshoi bindjet
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar një shkrim të shkurtër në profilin e tij në rrjete sociale, një vit pas lirimit të tij nga qelia e burgut. Salianji e cilëson dënimin e tij si burgosje politike, ndërsa shton se pushteti që ia kufizoi përkohësisht lirinë, nuk arriti t’ia ndryshonte bindjet e idealet.“Sot, një vit liri. Një vit më parë mori fund sprova e burgosjes politike. E sanksionuar si e tillë nga 6 rezoluta ndërkombëtare! Pushteti mund të shtrëngojë, mund të kufizojë përkohësisht lirinë e një njeriu, por nuk mund të burgosë kurrë bindjet, të vërtetën dhe idealet që ai ka.Përherë kam zgjedhur të mos ndryshoj bindjet për t’iu përshtatur rrethanave. Sepse liria nuk është privilegj që të jepet nga pushteti; është e drejtë...
Burimi:
javanews.al