“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”, KLGJ e KLP ngrenë shqetësimin për mungesë gjyqtarësh e prokurorësh

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”, KLGJ e KLP ngrenë shqetësimin për mungesë gjyqtarësh e prokurorësh

Në ditën që procesi i vetingut përfundoi, dy organet të cilat qeverisin sistemin e drejtësisë raportuan në Parlament problemet me të cilat përballet  sistemi për shkak të vakancave të krijuara si pasojë e shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor raportoi se sot në sistem mungojnë 73 gjyqtarë dhe stoku i çështjeve mbetet shqetësues veçanërisht në Gjykatën e Apelit. Para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, kryetari i KLGJ Ilir Rusi deklaroi se në vitin 2028 është parashikuar që vakancat të plotësohen dhe i gjithë sistemi të jetë funksional. “38 magjistratë diplomohen ne fund të qershorit, 20 pas një viti dhe 10 më vonë, pra për dy vitet e ardhshme plotësohen vakancat”, u shpreh Ilir Rusi. Kryetari I KLGJ Rusi pranoi se cështja e...