Një muaj në detyrë, kryepolici Hita bën rreth 70 ndryshime! ‘Duart lidhur’ për drejtorët e qarqeve
Në vetëm një muaj në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka kryer rreth 70 lëvizje në poste të rëndësishme brenda strukturës me 12 mijë efektivë. Historikisht, emërimi i drejtuesit të ri të policisë është pasuar me ndryshime zinxhir në hierarkinë e uniformave blu. Por që në takimet e para prezantuese në qarqe, Hita ua ka bërë të qartë vartësve, se mungesa e rezultateve nuk do të tolerohet. Urdhrat e ndryshimeve kanë ardhur në disa faza dhe kanë prekur kryesisht zëvendësdrejtorët e qarqeve në Tiranë, Fier, Lezhë, Shkodër, Elbasan. Në qendër lëvizje pati te Antiterrori dhe Operacionalja. Nuk mbetën pa u prekur dhe drejtoritë e kufirit, të cilat funksionojnë të ndara nga qarqet. Deri më tani kjo është hapësira në të cilën Hitaj mund...
Burimi:
javanews.al