Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec Nga Genc Pollo 1-BEOGRAD -KUSHNER Në dhjetor 2025, “Affinity Partners”, firma e Jared Kushner-it, dhëndër i Presidentit të SHBA, njoftoi se tërhiqej nga projekti “Belgrade Centrum” që përfshinte ndërtimin e një kompleksi me hotele e qendra tregtare në qendër të Beogradit. “Affinity Partners” e shpjegoi vendimin e tërheqjes duke thënë se projekti nuk lipsej të ishte përçarës, por përbashkues dhe se po vepronin në respekt të popullit të Serbisë e Beogradit. -PROTESTA Në mars 2025, në Beograd filluan protesta pothuaj të pandërprera kundër projektit. Një motiv i tyre ishte sedra e lënduar nacionaliste: projekti shtrihej mbi godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, të bombarduar nga NATO në vitin 1999 dhe aktualisht ende rrënojë. Me...