Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI bashkë më Andis Papën e Fastech

Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI bashkë më Andis Papën e Fastech

Një funksionar i lartë i Tatimeve të Tiranës ka rënë në rrjetën e Prokurisë së Posaçme si person kyç në skemën e pastrimit të parave që gjeneronte korrupsioni i përbindshëm në AKSHI. Aurel Cenolli me detyrë drejtor kontrolli në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës, rezulton se ndihmonte biznesmenin Andis Papa të pastronte paratë e korrupsionit duke lëshuar 10 milionë euro fatura fiktive për blerje çokollatash dhe biskotash tek kompania Mega Distribution e Bedri dhe Rogert Rrytas.  Andis Papa, pronar i Fastech  Roli i Cenollit në skemën e pastrimit të parave ka dalë nga dëshmia e një kontabilisteje të quajtur Arlinda Meko, e cila ka legalizuar transaksionet fiktive. Sipas dëshmisë të publikuar nga Weblajm, Meko ka dëshmuar në SPAK se kalimi i faturave i është kërkuar...