Nisma e PS për ndryshimet ligjore, Berisha: Shkelje e Kushtetutës, përpjekje për të shpëtuar Ballukun nga pezullimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për shkak të ndryshimeve ligjore që propozoi ditën e djeshme, konkretisht nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale. Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati theksoi se atë nuk ka dashur të bëjë Kushtetuta, nuk mund të bëhet me ligj. Duke i cilësuar këto ndryshime si një “amendament Rama-Balluku”, Berisha tha se është një akt marrëzie. “Ka paraqitur amendamentin Rama-Balluku, me të cilin kërkon t’i japë ministrit, zv kryeministrit dhe kryeministrit atë mbrojtje që Kushtetuta nuk ia ka dhënë. Mirëpo, ka një parim themelor të sanksionuar në frymën e germën e Kushtetutës. Sipas të cilit, për funksionet kushtetuese të organeve atë që nuk ka dashur të bëjë Kushtetuta, nuk mund...
Burimi:
sot.com.al