Nisma e Limajt mbetet jashtë, 22 parti e tri koalicione do të garojnë në zgjedhjet e qershorit
Ndërsa 22 parti politike dhe tri koalicione do të garojnë zyrtarisht në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk do të marrë pjesë, konfirmoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të premten. Partitë dhe koalicionet kishin kohë deri në mesnatën e së enjtes për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, të cilat vijnë si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit nga dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Partia në pushtet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, do të garojë sërish në një koalicion me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane. Pjesë e garës do të jetë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të garojë në një listë me...
Burimi:
syri.net