Nis marshimi i protestuesve, thirrje të forta për dorëheqjen e Ramës

Nis marshimi i protestuesve, thirrje të forta për dorëheqjen e Ramës

Pas disa orësh fjalime, protestuesit kanë nisur marshimin në kuadër të protestës së zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë. Të shoqëruar nga thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, mijëra qytetarë janë larguar nga bulevardi kryesor duke vijuar lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit. Si në ditët e mëparshme, itinerari i marshimit po ndryshon çdo mbrëmje. Protesta është karakterizuar nga një pjesëmarrje masive qytetarësh. Pamjet nga terreni tregojnë turma të mëdha protestuesish janë nisur për në rrugët e kryeqytetit, ndërsa thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit dominojnë atmosferën në tubim.