Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Ka nisur në Pallatin e Brigadave ceremonia e betimit te Presidenti Bajram Begaj e 7 ministrave të kabinetit qeveritar. Betimi me dorën mbi Kushtetutë është hapi i fundit procedural që u jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë. Vullneti i Edi Ramës për të ndryshuar kabinetin qeveritar nuk u vu në dyshim nga Bajram Begaj, i cili 48 orë pasi takoi kryeministrin, dekretoi ndryshimet. Belinda Balluku dorëzoi të dyja pozicionet në Këshillin e Ministrave, ku atë të zëvendëskryeministres e merr Albana Koçiu, ndërsa Ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë bëhet Enea Karanaçi. Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali u larguan nga qeveria, ku Ministrinë e Mbrojtjes e mori Erman Nufi ndërsa Punët e Jashtme diplomati Ferit Hoxha. Pjesë të ndryshimeve qeveritare ishin edhe rokadat e brendshme kur...