Nga Zvërneci te Trump, ‘The Atlantic’ sjell deklaratën e Bushatit për protestat masive: Betejë për të ardhmen e vendit!
Revista prestigjioze amerikane The Atlantic i ka bërë jehonë protestave masive për dorëheqjen e Edi Ramës. Media shkruan se demonstratat në shkallë të gjerë filluan në Shqipëri në fund të majit, pasi qarkulloi një video e rojeve private të sigurisë që grushtonin dhe zvarrisnin një protestues përgjatë një plazhi në Zvërnec, enklavën bregdetare ku është planifikuar një pjesë e projektit të familjes Trump. “Kjo ishte pika kthese”, tha Ditmir Bushati, një ish-ministër i jashtëm shqiptar. “Filloi si një mosmarrëveshje për aksesin në det dhe aksesin në natyrë, dhe u transformua brenda disa ditësh në një protestë rreth asaj se kush duhet të vendosë për të ardhmen e vendit”. Mijëra njerëz u mobilizuan në Tiranë, kryeqytetin, me pankarta që shpallnin se kombi nuk ishte në shitje...
Burimi:
sot.com.al