Nga interpelanca me Ramën, te diskutimet për akcizat dhe Kodin Rrugor, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Nga interpelanca me Ramën, te diskutimet për akcizat dhe Kodin Rrugor, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Kuvendi mblidhet këtë të enjte (7 maj) në seancë plenare, ku do të diskutojë për një sërë çështjesh me fokus në interpelancat me anëtarët e qeverisë, ndryshimet ligjore në sektorin fiskal dhe energjetik, si edhe emërimet në institucione të rëndësishme shtetërore. Sipas rendit të ditës, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të hapet me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe njoftimet parlamentare. Pika kryesore e diskutimeve pritet të jetë interpelanca urgjente me Kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Po ashtu, deputetët e opozitës kanë kërkuar interpelancë edhe me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Në seancë do të zhvillohet edhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, me...