Nga fëmijët në Durrës te miliarderi kinez dhe paralajmërimi amerikan: Shteti i Edi Ramës ndëshkon me vdekje këdo, jo vetëm në rrugë

Nga fëmijët në Durrës te miliarderi kinez dhe paralajmërimi amerikan: Shteti i Edi Ramës ndëshkon me vdekje këdo, jo vetëm në rrugë

Para disa kohësh një ambasador nordik u bë i njohur pasi thuhej se fliste troç. Në një rasti ai përshkroi se si trafiku në rrugët e Shqipërisë është ilustrimi më i mirë i mënyrës se si funksionon një qeverisje. Dhe në fakt ka të drejtë. Për shumë të huaj, gazetarë, vëzhgues apo turistë, rrugët janë mënyra më e mirë për të kuptuar një vend. Nuk është çudi që një gazetar gjerman vendosi të përshkruajë Shqipërinë nga makina e tij. Përfundimet e tij janë të zymta dhe të vetëkuptueshme për çdo të huaj, por edhe për shqiptarët. Por kur je i zhytur përditë në këtë tmerr dhe horror të përditshëm siç janë shqiptarët, ndonjëherë nuk i sheh gjërat qartë. Nga krimi i organizuar tek  korrupsioni, nga...