Nga “Besa” te “Pasqyra Albania”, Rama ndryshon skemën e PS-së
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar forcimin e pranisë së strukturave të Partisë Socialiste në territor dhe një angazhim më të drejtpërdrejtë me qytetarët. Gjatë takimit me drejtuesit politikë të PS-së dhe ministrat, i cili vijon ende, Rama ka kërkuar ndërtimin e një skeme të personalizuar për territorin, ku të përfshihen drejtues politikë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra të dedikuar. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se Rama ka kërkuar që takimet me qytetarët të zhvillohen në mënyrë të përjavshme, me qëllim dëgjimin drejtpërdrejt të problematikave dhe shqetësimeve të tyre. “Pasqyrë Albania nuk duhet të jetë një njësi, platformë etj., duhet të jetë LIGJ. Besa dhe prania besnike prezente në territor, përmes një skeme të personalizuar: drejtues politik, deputet, ministër, zv.ministër të dedikuar”, është një...
Burimi:
ntv.al