Nga bashkimi i bashkive të vogla me fqinjet e mëdha, te 36 rrethet e deri te kryetarët e qarqeve me zgjedhje, Mazniku zbulon 4 skenarët e PS për Reformën Territoriale

Nga bashkimi i bashkive të vogla me fqinjet e mëdha, te 36 rrethet e deri te kryetarët e qarqeve me zgjedhje, Mazniku zbulon 4 skenarët e PS për Reformën Territoriale

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS u prezantua për herë të parë puna e plotë e deritanishme e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Drejtuesi socialist i këtij Komisionit Arbjan Mazniku, ka zbuluar katër skenarët e PS për Reformën Territoriale, secili me vlerësim të detajuar ligjor dhe analizë përputhshmërie me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, siç theksoi ai. Skenarët ishin si më poshtë: Skenari 1 — Konsolidimi Funksional: bashkitë e vogla bashkohen me fqinjet më të forta, qarqet mbeten si nivel koordinues. Avantazhi: zbatim i shpejtë me kosto të ulët politike dhe pa ndryshim kushtetues. Rreziku: mungon niveli strategjik ndërbashkiak dhe përputhja me kërkesat e BE-së mbetet e kufizuar. Skenari 2 — Konsolidim dhe Decentralizim: bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si...