“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

Edhe pse Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë opozitës, duke i cilësuar si të papajtueshme me Kushtetutën ndryshimet e rregullores së Kuvendit të bëra në shtator me procedurë të përshpejtuar, Taulant Balla në një intervistë për Tv Klan thotë me bindje se Kuvendi ishte dhe është në të drejtën e tij kushtetuese për të ristrukturuar komisionet parlamentare. “Është në të drejtën e Kuvendit, bazuar në nenin 73 të Kushtetutës, të vendosë”. Por, sa kohë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar, me firmën e Taulant Ballës dhe 2 deputetëve të tjerë socialistë, të hënën u ridepozitua propozimi për t’i shtuar nga 8 në 11 komisionet e përhershme. “Është provuar se 11 komisione janë më efektive se 8.” Por, veç strukturës së...