‘Nesër më shumë që zëri jonë të mbërrijë deri në Surrel- Rama jepe dorëheqjen’ Nis marshimi protestë nëpër rrugët e Tiranës
Për gati 3 orë mijëra qytetarë qëndruan para godinës së kryeministrisë duke kërkuar në kor dorëheqjen e kryeministrit Rama. Protesta e nisur në orën 18:00 vijoi deri në 21:00 dhe më pas turma e protestuesve vijuan marshimin nëpër rrugët e Tiranës. ‘Ky është revolucioni i zemrave, i shpresës dhe dashurisë’ tha një protestues ndërsa ftoi dhe baballarët ti bashkohen. ‘ Rama në burg, merr me vete dhe Ballukun’ i kujtoi një protestuese duke iu referuar ish numrit 2 të Ramës, Belinda Balluku e akuzuar për korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera. Të njëjtat akuza të rënda rëndojnë edhe ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tashmë në paraburgim prej shkurtit 2025. Shumë protestues mbajtën fjalime para kryeministrisë. Protuestuesit që flisnin hipnin...
Burimi:
syri.net