Nëse Salianji përjashtohet nga PD, a do t’i bashkohet Partisë Mundësia? Kapri përgjigjet në “Quo Vadis”
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i ftuar në “Quo Vadis”, ka përjashtuar mundësinë që Ervin Salianji t’i bashkohet formacionit politik ku ai bën pjesë, nëse përjashtohet nga PD-ja. Kapri tha se ka pasur edhe në të shkuarën raste kur të larguar nga PD-ja kanë kërkuar t’i bashkohen Partisë Mundësia, por janë refuzuar. Pjesë nga biseda: Borakaj: Mendoni ju që ka dikush brenda PD-së peshën për të larguar Berishën? Nëse Salianji largohet nga PD-ja dhe formon një parti tjetër, sa e vështirë është të mbijetosh? Kapri: Ndarja jonë me PD-në është rrënjësore. Jo thjesht besimi se ajo parti nuk mund të reformohet, por sepse u kthye në pengesë, si kundër drejtësisë dhe SPAK-ut. Qartësisht, ne sot jemi e vetmja parti pro SPAK-ut dhe me mbështetje...