“Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi”/ Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën

“Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi”/ Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën

Në fjalën hapëse të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes që u zhvillua sot në Uashington, Presidenti Donald Trump përmendi edhe konfliktin me Kosovës dhe Serbisë. Trump iu drejtua presidentes Vjosa Osmani duke i thënë që paqja mes Kosovës dhe Serbisë po shkon mirë, por nëse krijohen probleme “telefono dhe ne do ta zgjidhim”. Ky mesazh i Trump është postuar në rrjetet sociale edhe nga i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Misione Speciale, Richard Grenell. Çfarë deklaroi Trump? “Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai ndërsa i drejtohej Presidentes Osmani, ndërsa shtoi: Ju po shkoni shumë mirë dhe kur nuk shkoni mirë më telefononi mua dhe e zgjidhim”.