“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dënuar ashpër dhunën në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e ka konsideruar protestën e sotme si një përpjekje të militantëve për të vrarë efektivët e Policisë së Shtetit. Duke kërkuar që ‘kjo përpjekje për të vrarë’ të mos falet, Braçe ka shtuar se ky model protestash nuk është më i mbrojtur nga ligji. Postimi i Braçes: Tirana sot, oborri i Kuvendit te Republikes; Kjo nuk eshte me proteste-e garantuar dhe e mbrojtur nga ligji; Keta nuk jane me protestues-ne te drejten e tyre dhe te mbrojtur nga ligji; Kjo eshte perpjekje per te vrare sherbyes te shtetit-police te shtetit ne detyre! Shihini pamjet! me prove se kaq nuk ka!...
Burimi:
javanews.al