“Nëse do të ketë një bashkëpunim, duhet propozim konkret”/ Hasimja, kritik: Problemi i opozitës, besueshmëria

“Nëse do të ketë një bashkëpunim, duhet propozim konkret”/ Hasimja, kritik: Problemi i opozitës, besueshmëria

Politologu Ermal Hasimja, i pranishëm në takimin e thirrur nga Sali Berisha me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, u shpreh se problemi kryesor i opozitës në tërësi është mungesa e besueshmërisë së qytetarëve. Sipas tij, nëse opozita do të kishte besueshmëri te qytetarët, “lufta” e saj kundër qeverisë së Edi Ramës do të ishte më e lehtë. Kritika shprehu në veçanti edhe për Partinë Demokratike, teksa tha se nuk mund të duket sikur po bashkëpunon me Partinë Socialiste për të ndryshuar Kodin Zgjedhor në kurriz të partive të vogla, dhe më pas t’i ftojë këta të fundit për të bashkëpunuar kundër qeverisë. Hasimja u ndal edhe te rëndësia e mbështetjes ndaj institucioneve të drejtësisë. Në këtë aspekt, tha ai, PD ka pasur luhatje,...