Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu: Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar në procesin e integrimit në BE
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu iu bashkua aktivitetit për Dialog Politik me fokus “Anëtarësimi në BE: Përforcimi i Cilësisë Legjislative Përmes Vendimmarrjes Gjithëpërfshirëse” të organizuar nga IDM (The Institute of Democracy and Mediation). Gjatë fjalës së mbajtur, Spahiu tha se: “Kuvendi e ushtron funksionin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare, duke siguruar mekanizma efektivë monitorimi, raportimi dhe kontrolli parlamentar.” “Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar. Ajo përfshin shqyrtimin në komisionet përkatëse, rolin e Komisionit për Çështjet Evropiane në verifikimin e përputhshmërisë dhe votimin në seancë plenare. Pra, bëhet fjalë për një instrument që ndikon në afatet, por jo në standardet e procesit. Në këtë kuadër, dua të theksoj qartë se procedura e përshpejtuar nuk do të aplikohet në mënyrë automatike për çdo...
Burimi:
javanews.al