“Neni Basha” përplas Grimcin dhe Qiraxhin në Quo Vadis
Avokatja Eda Grimci dhe aktivisti Migen Qiraxhi patën një debat të ashpër këtë të enjte në studion e “Quo Vadis”. Qiraxhi theksoi se opozita nuk duhet të ketë të njëjtën qasje dhe sjellje ndaj shqiptarëve dhe vetë anëtarëve të saj si mazhoranca. Sipas tij, Rama edhe mund të mos e zbatojë statutin e partisë, por Berishës nuk i lejohet, duke përmendur “nenin Basha”. Por për Grimcin, Berisha votohet nga demokratët dhe jo nga të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai. Pjesë nga biseda: Qiraxhi: “Nenin Basha” e vuri vetë zoti Berisha. Grimci: Të jeni të qetë për nenin Basha. Sali Berisha votohet nga demokratët. Qiraxhi: Nëse ti do vetëm votën e demokratëve të tu, do të bëhesh përherë e më i vogël. Grimci: Ju...
Burimi:
vizionplus.tv