Negociatat në kampin e opozitës/ Në forumin e dialogut politik morën pjesë 15 parti, munguan sërish Shehaj dhe Qori

Negociatat në kampin e opozitës/ Në forumin e dialogut politik morën pjesë 15 parti, munguan sërish Shehaj dhe Qori

Sali Berisha qëndroi jashtë forumit të dialogut, por partitë e reja nuk u tunduan. Agron Shehaj dhe Arlind Qori bojkotuan tryezën ndonëse PD u përfaqësua nga Luçiano Boci dhe Ilir Alimehmeti. Adriatik Lapaj zgjodhi të qëndrojë në shesh pasi po pret që me parë t’i plotësohen kushtet e tij. “Kemi këtu rreth 15 parti politike dhe një lëvizje të rëndësishme si ajo e Diasporës për Shqipërinë e Lirë”, u shpreh nismëtari i Forumit për Dialogun Politik, Ermal Hasimja. Nuk shoh ndonjë arsye që “Shqipëria Bëhet” të mos jetë pjesë e kësaj tryeze, por ata janë në pritje të produkteve konkrete të saj, veçanërisht sa i përket protestave të vazhdueshme në shesh. I mandatuari i Sali Berishës konfirmoj se kushti kryesor i Lapaj do realizohet në protestën...