“Në zgjedhje s’shkojmë dot me të”, Berisha para të rinjve demokratë: Ju garantoj se Rama rri dhe 12 vite në pushtet, duhet angazhohemi në lëvizje të fuqishme

“Në zgjedhje s’shkojmë dot me të”, Berisha para të rinjve demokratë: Ju garantoj se Rama rri dhe 12 vite në pushtet, duhet angazhohemi në lëvizje të fuqishme

Gjatë takimit që zhvilloi sot me të rinjtë e forumit të PD, Sali Berisha iu bëri thirrje atyre që të angazhohen në lëvizje të fuqishme dhe të mos ketë kthim pas, sepse sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Berisha thotë se nëse nuk ndodh kështu, Rama do të qëndrojë në pushtet edhe për 12 vite. “Duhet ta rrëzojmë. Nëse ne vendosim të angazhohemi në lëvizje të fuqishme dhe të pandalshme ky i ka kohërat e numëruar. Përndryshe ju garantoj se ky rri në pushtet edhe 12 vite të tjera. Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje me të, nuk ka zgjedhje me të. Ne do bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij”, tha Berisha. Top Channel