“Në krye të PD ende njerëz që humbën në 2013”, Grida Duma: Kjo parti po e deklaron vetë vdekjen e saj, në 13 vite opozitë nuk del asnjë kandidat përballë Berishës?

“Në krye të PD ende njerëz që humbën në 2013”, Grida Duma: Kjo parti po e deklaron vetë vdekjen e saj, në 13 vite opozitë nuk del asnjë kandidat përballë Berishës?

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News me Dafina Hysën, autorja dhe moderatorja e “Top Story” Grida Duma foli për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dhe zgjedhjet e ardhshme për kryetar. Duma tha se PD po e deklaron vetë vdekjen e saj politike dhe shtoi se është absurde që pas 13 vitesh në opozitë nuk ka asnjë kundërshtar të denjë për të brenda partisë Demokratike. “Tani, nuk është propagandë kur Berisha apo kush do, thotë që Edi Rama ka investuar për përçarjen e PD. Është normale që kundërshtari të mundohet të dobësojë. Nuk ka sens që qoftë Edi Rama apo kushdo tjetër të mos përfitojë nga vetëshkatërrimi i kundërshtarit, është normale. Kujtojmë që ka qenë vetë Berisha që doli pas 8...