“Në fund të ‘95′, Berisha tentoi të merrte PS”/ Minxhozi: Servet Pëllumbi mbajti në këmbë partinë në vitet më të…

“Në fund të ‘95′, Berisha tentoi të merrte PS”/ Minxhozi: Servet Pëllumbi mbajti në këmbë partinë në vitet më të…

Analisti Skënder Minxhozi ka vlerësuar figurën dhe rolin politik të Servet Pëllumbit gjatë viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një nga njerëzit kyç që mbajti në këmbë Partinë Socialiste në një periudhë të vështirë politike dhe institucionale. Në një intervistë në një studio televizive Minxhozi u shpreh se Pëllumbi nuk ishte pjesë e lojërave të kulisave politike, por preferoi të ruante profilin institucional dhe intelektual. “Dalja e Servet Pëllumbit nga skena politike ishte ndër më dinjitozet”, tha Minxhozi, duke shtuar se në vitet e mëvonshme ai mbeti më shumë një autoritet moral dhe shpirtëror për Partinë Socialiste. “Mendoj që roli madhor i Servet Pëllumbit është kur janë vënë prangat kryetarit të PS. Ndoshta kjo shënoi fatin edhe të Nanos,...