Ndryshon ora e “Foltores”, Berisha: Më datë 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore

Ndryshon ora e “Foltores”, Berisha: Më datë 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore

Kryedmokrati Sali Berisha në foltoren e kësaj të hëne, njoftoi ne në foltoren e radhës do të ndryshojë ora. Sipas tij Foltoret nga e hëna e ardhshme do tëzhvillohen në orën 19:00. Ndërkohë ju bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e madhe të 17 prillit. “Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi për t’i thënë Edi Ramës se vendi yt është para ligjit, para ligjit, para ligjit. Të hënën tjetër, në ora 7 në këtë shesh, përsëri për t’i marrë fytyrën atij që nuk ka fytyrë, Edi Ramës”, tha Berisha.