Ndryshimet e drejtuesve politikë të PS, Koçi: Normale para zgjedhjeve. Kaso: Ç’punë ka ministri të shkojë si drejtues qarku
Ndryshimet e drejtuesve politikë të PS në qarqe kanë qenë shkak i debatit mes ish-deputetit socialist Petro Koçi dhe deputetit demokrat Ivi Kaso këtë të martë në studion e “Quo Vadis”. Koçi tha se ndryshimet politike në këtë moment janë normale, pasi kandidati për bashki nuk mund të jetë edhe drejtues politik i qarkut. Por për demokratin Ivi Kaso nuk është normale që një ministër të jetë drejtues politik, pasi kjo do të thotë të përdorësh makinerinë shtetërore në zgjedhje. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ndryshimet e drejtuesve në qarqe? Koçi: Janë të logjikshme. Nuk mund të jetë kandidati për kryetar bashkie edhe drejtues qarku, prandaj janë bërë ndryshimet në Shkodër dhe në Durrës. Kaso: Ç’punë ka ministri me përpjekjen elektorale të PS, pasi kudo janë...
Burimi:
vizionplus.tv