Ndryshime në Policinë e Shtetit? PS depoziton në Kuvend projektligjin

Ndryshime në Policinë e Shtetit? PS depoziton në Kuvend projektligjin

Mazhoranca nëpërmjet deputetit Bujar Rexha, ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri për Policinë e Shtetit. Ky projektligj synon heqjen e konkurseve për shefa komisariatesh dhe drejtorë qarqesh, të cilët do të zgjidhen direkt nga drejtori i përgjithshëm. Ndryshime propozohen edhe për sistemin e gradave. Afati për kalimin nga grada “komisar” në “kryekomisar” dhe nga “kryekomisar” në “drejtues” propozohet të ulet nga 5 në 4 vite, me argumentin se punonjësit që japin rezultate nuk duhet të presin gjatë vetëm për shkak të procedurave formale. Po ashtu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të ketë të drejtën të japë ngritje në gradë edhe para afatit, në raste të veçanta, për efektivë që dallohen për akte heroike apo rezultate të larta në luftën kundër krimit. Ndërkohë...