Ndryshime në Kodin Penal, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen e interesave financiare dhe luftën kundër krimit të organizuar
Në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushjes së detyrimeve të Kapitullit 32 “Kontrolli Financiar”, Ministria e Drejtësisë ka depozituar një projektligj për ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Nisma ligjore synon transpozimin e Direktivës (BE) 2017/1371, e cila fokusohet në mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian përmes së drejtës penale, si dhe ashpërsimin e masave kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas relacionit shpjegues të projektaktit, ky proces integrimi në fushën penale mbart një rëndësi të dyfishtë për sistemin e drejtësisë në vend, pasi: “Rrit sigurinë juridike dhe harmonizon standardet e mbrojtjes së të drejtave themelore me ato të Bashkimit Evropian; fuqizon besueshmërinë e sistemit tonë penal në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të...
Burimi:
javanews.al