Ndryshime në Forcën Ajrore, Presidenti Begaj dekreton lirimin dhe emërimin e komandantit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete për ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore. Kreu i shtetit ka vendosur lirimin nga detyra të Gjeneral Major Ferdinant Dimo si Komandant i Forcës Ajrore. Ndërkohë, ka emëruar në këtë detyrë Gjeneral Brigade Edmond Voci, i cili do të marrë drejtimin e Forcës Ajrore. Në një njoftim për mediet, Presidenca bën të ditur se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore. Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv