‘Ndryshim i ligjeve…’/ Strazimiri: Marta Kos i kërkon Ramës atë që opozita ka kërkuar prej kohësh
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, deklaroi në Kuvend se Shqipëria duhet të ndryshojë legjislacionin për zonat e mbrojtura dhe mjedisin, duke e lidhur këtë me kërkesat e Bashkimit Europian. Duke folur për projektin në Zvërnec, Strazimiri tha se mbrojtja mjedisore është pjesë e kapitullit 27 të negociatave dhe se shfuqizimi i amendamenteve të vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike është një kërkesë europiane. “E ka kërkuar BE-ja, jo opozita. Nuk është citim i Sali Berishës, por i Marta Kos”, u shpreh Strazimiri, duke akuzuar qeverinë se po shmang përballjen me kërkesat e Brukselit. Ai shtoi se protestat janë pjesë e demokracisë dhe se qeveria duhet të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve. Strazimiri: Zoti kryetar... Për projektin në Zvërnec, mbrojtja mjedisore është pjesë...
Burimi:
syri.net